PD bashkoi votat me PS për rezolutën e integrimit, eksperti: Pjekuri politike, opozita nuk bëri autogol

PD bashkoi votat me PS për rezolutën e integrimit, eksperti: Pjekuri politike, opozita nuk bëri autogol

Bashkimi i votave të PD me PS për të kaluar rezolutën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ka qenë një vendim politik i zgjuar dhe i matur. I këtij mendimi ka qenë eksperti zgjedhor  Andon Kume, teksa ka analizuar situatën. I ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, Kume tha se nëse PD do refuzonte një rezolutë që do të dorëzohej në tryezën europiane, atëherë sipas tij opozita do të bënte autogol dhe nuk do i shërbente për më tëj. Ndërsa për bashkëjetesën parlamentare PS-PD, Kume shpreh rezerva. “Rezoluta ka qenë një kontribut i PD. Ka qenë një bashkëpunim mes të dyja forcave politike. Nëse do refuzonin të bëheshin pjesë e një rezolute drejtuar BE, do të bënin autogol. PD nuk e...