Pastroi paratë e organizatës së trafikut të drogës, Apeli i Selanikut vendos ekstradimin për ndërtuesin Ilir Shtufi…

Pastroi paratë e organizatës së trafikut të drogës, Apeli i Selanikut vendos ekstradimin për ndërtuesin Ilir Shtufi…

Ilir Shtufi, një nga biznesmenët e njohur të ndërtimit në Tiranë me kompaninë e tij “Nova Constuction” dhe i shpallur në kërkim nga SPAK, do të ekstradohet së shpejti nga Greqia, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut, e ka quajtur arrestimin e tij si të ligjshëm. Shtufi, i cili akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash, që dyshohet se lidhen me rastet e trafikut të drogës në Tiranë, ka mohuar akuzat dhe kundërshtoi ekstradimin e tij. Ai ka pretenduar se po persekutohet politikisht nga regjimi i Edi Ramës për shkak të aktiviteteve të tij biznesore, ndërsa shprehu frikë për sigurinë e tij dhe vuri në dyshim paanshmërinë e gjyqësorit shqiptar. Ndërsa në fund, Gjykata vendosi që Shtufi do...