“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së sotme për mediat (24 gusht) në lidhje me aeroportin e Vlorës. Ai tha se kreu i qeverisë dhe vartësit e tij duan të vjedhin 130 milionë euro në Aeroportin e Vlorës. “Aeroporti i Vlorës nuk duhej të ndërtohej kurrë aty, se aeroporti i Vlorës shkatërron përfundimisht habitatin e zogjve, e flamingove dhe zogjve të tjerë të asaj zone. Prandaj edhe ne e spostuam, do e ndërtonim tek kthesa e Levanit. I njëjti grup që na tha ne se nuk mund të ndërtohet aty për shkak të flamingove dhe zonës, i njëjti grup i tha edhe Edi Ramës në vitin 2017. Jo, i thanë, nuk ndërtohet këtu. Këta e ndërtuan. Ku...