Pas protestave për Zvërnecin, Rama merr shembull Costa Navarino-n në Greqi: U tha se po vinte fundi i botës, sot perlë e rrallë e turizmit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për projektin turistik të Zvërnecit, duke e krahasuar atë me resortin e njohur Costa Navarino në Greqi, i cili sipas tij u përball me kundërshti të ngjashme përpara se të shndërrohej në një nga destinacionet më prestigjioze turistike të Europës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama kujtoi se edhe projekti grek u kritikua ashpër nga kundërshtarët, të cilët paralajmëronin dëmtim të natyrës, humbje të biodiversitetit dhe pasoja për burimet ujore. Megjithatë, sipas tij, projekti u realizua dhe sot konsiderohet një histori suksesi, duke gjeneruar vende pune, zhvillim ekonomik dhe duke ruajtur ekuilibrin mes natyrës dhe komunitetit. Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe disa të dhëna që lidhen me performancën mjedisore të Costa Navarino, duke theksuar uljen e...
Burimi:
vizionplus.tv