Pas IBAR-it, Berlini konfirmon mbështetjen për Shqipërinë, Gogu: Reforma hyn në fazën e rezultateve
Ministri i Drejtësisë Tonin Gogu zhvilloi sot (13 qershor) takime te rëndësishme me përfaqësues të lartë të qeverise gjermane, përkatësisht me Ministrin e Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum, dhe me Sekretaren Parlamentare të Shtetit pranë Ministrisë Federale të Drejtësisë, Annette Kramme Takimet u zhvilluan pas miratimit të IBAR-it nga partnerët europianë, vlerësimit ndërkombëtar që konfirmon progresin e Shqipërisë dhe i hap rrugën fazës së mbylljes për Kapitullin 23. Bashkëbisedimet u përqendruan mbi një pyetje të vetme: çfarë vjen pas IBAR-it dhe si e mbështet Gjermania fazën tjetër. Në takimin me Ministrin e Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum, të dyja palët dakorduan se miratimi i IBAR-it nuk është fund i procesit, por është hyrja në fazën e tij më kërkuese. “Nuk e trajtojmë IBAR-in si kurorëzim...
Burimi:
javanews.al