Pas gjobës, reagon avokati i Veliajt: Nuk do të më bëjnë të hesht! Kisha njoftuar me shkresë zyrtare

Pas gjobës, reagon avokati i Veliajt: Nuk do të më bëjnë të hesht! Kisha njoftuar me shkresë zyrtare

Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sot lidhur me lajmin se ai ishte gjobitur nga Gjykata për shkak se mungoi në seancën e sotme. Në reagimin e tij, Ndreca sqaron arsyet e mungesës së tij, duke u shprehur se për këtë mungesë kishte njoftuar gkykatën me shkresë zyrtare se në të njëjtën orë kur ishte Caktuar gjyqi ndaj Veliajt, ai duhet të ishte në një proces tjetër civil, që vijon prej pesë vitesh dhe ishte caktuar shumë kohë përpara seancës penale.Ndreca thotë se gjykata e kishte vendosur datën dhe orën e seancës së sotme pa pyetur asnjë avokat, e kjo sjellje nga ana e gjykatës nuk është hera e parë që ndodh.Reagimi i plotë i avokatit Ndreca: Sot disa...