Pas 3-vitesh, Shqipëria me ambasador! Eric Wendt në krye të ambasadës së SHBA

Pas 3-vitesh, Shqipëria me ambasador! Eric Wendt në krye të ambasadës së SHBA

Eric Wendt TIRANË-Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike. Votimi përfundimtar vjen pasi kandidatura e Wendt kishte kaluar më parë me sukses Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ku siguroi mbështetjen e shumicës së anëtarëve më 20 maj.   Wendt theksoi para Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se prioritetet kryesore të mandatit të tij në Tiranë do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i partneritetit ushtarak mes dy vendeve, mbështetja për sigurinë kibernetike dhe krijimi i një klime më të favorshme për investimet amerikane në Shqipëri. Me votimin në Senat, përfundon e gjithë procedura e konfirmimit institucional dhe ai pritet të fillojë zyrtarisht...