Partneriteti mes FA e Gardës së New Jersey-it, Begaj: Bashkëpunimi shqiptaro-amerikan, gur themeli për sigurinë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-it sot në 6 maj, si një ndër historitë më të suksesshme të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë përkujtimore, Begaj theksoi se kjo marrëdhënie nuk është ndërtuar vetëm mbi marrëveshje zyrtare, por mbi besim të ndërsjellë, shërbim të përbashkët dhe miqësi të qëndrueshme në kohë. Kreu i shtetit nënvizoi se partneriteti i nisur në vitin 2001, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, ka kontribuar drejtpërdrejt në modernizimin dhe forcimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura shqiptare, duke i afruar ato me standardet e NATO-s. Ai shtoi se sot ushtria shqiptare është më profesionale,...
Burimi:
javanews.al