Zjarri në Palasë vijon prej mesnatës, ndërhyn edhe helikopteri për shuarjen e flakëve
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrën e Palasës që prej mesnatës së kaluar, pak para hyrjes së tunelit. Flakët vijojnë të jenë aktive, ndërsa në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, policia dhe administrata e zonave të mbrojtura. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe terrenit të vështirë, sot ka mbërritur edhe një helikopter për të ndihmuar në operacionin e fikjes së flakëve. Autoritetet po punojnë pa ndërprerje për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të tij.
Burimi:
javanews.al