Jo vetëm korriku dhe gushti, media italiane tregon pse Riviera Shqiptare shijohet më shumë jashtë sezonit!

Jo vetëm korriku dhe gushti, media italiane tregon pse Riviera Shqiptare shijohet më shumë jashtë sezonit!

Riviera Shqiptare nuk është vetëm një destinacion i verës së zhurmshme dhe plazheve të mbushura. Jashtë sezonit turistik, bregdeti i Jonit shfaq një tjetër pamje – më të qetë, më autentike dhe më të afërt me natyrën dhe jetën lokale. Me plazhe të qeta, çmime më të favorshme dhe një ritëm më të ngadaltë të jetë bregdetare, pranvera dhe vjeshta ofrojnë një mënyrë krejt tjetër për të zbuluar bukuritë e kësaj zone, shkruan media italiane “Stato Quotidiano”. Riviera shqiptare shtrihet përgjatë rreth 100 kilometrave vijë bregdetare të detit Jon, nga Vlora deri në Sarandë. Emrat e fshatrave bregdetare shqiptare janë bërë tashmë të njohur për turistët, si Dhërmiu, Himara, Palasa dhe Borshi. Plazhet e kësaj zone, ofrojnë një cilësi të jashtëzakonshme të detit, e cila...