“Partitë e vogla kërkojnë terren politik përmes protestës”, deputetja: Ka të infiltruar nga Serbia dhe Greqia
Pretendimet për persona të infiltruar, pjesëmarrja e shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia e Veriut dhe roli i partive të vogla në protestë ishin në qendër të debatit mes analistit Alban Daci dhe deputetes së PS-së Briseida Çakërri në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV. Një nga temat kryesore ishte pretendimi se në protestë ka persona të infiltruar, një teori, që nuk është ngritur vetëm nga mazhoranca, por edhe organizatorët e protestës. “Kërkesat e qytetarëve mund të jenë të drejta. Ata kanë të drejtë të protestojnë për gjëra që duhen bërë më mirë, por organizatorët kanë thënë që ka të infiltruar nga Serbia dhe Greqia. Besoj që me kohën, në këtë ballo me maska, do hiqen maskat dhe do të kuptohet çfarë ka ndodhur...
Burimi:
javanews.al