‘Parlamenti bllokoi SPAK duke mbrojtur Ballukun’, protestuesi: Pasuritë e pajustifikuara të politikanëve të konfiskohen
Mijëra vetë u mblodhën edhe sot në ditën e 15-të të protestave kundër qeverisë Rama. Një protestues mori fjalën në podiumin e improvizuar para kryeministrisë dhe u shpreh se vendi nuk jeton në demokraci normale duke marrë si shembull bllokimin që parlamenti i bëri SPAK me 82 vota për të arrestuar ish-zv.kryeministren Belinda Balluku. Protestuesi: Parlamenti e bllokoi SPAK duke mbrojtur Ballukun me 82 vota. Duhet konfiskim të pasurive të pajustifikuar të politikanëve,. Na kontrollojnë me listat e mbyllura, duhen lista të hapura KQZ e pavarur nga politikat. Mediat kryesore financohen nga reklamat shtetërore dhe oligarkët. Duhet ndalim i reklamës shtetërore te mediat private. Tenderët janë kanali kryesor i transferimit të pasurisë te oligarkia. Nuk kemi ndarje pushtetesh. Kryeministri kontrollon gjithçka. As ne si popull...
Burimi:
sot.com.al