Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me respektimin e ligjit dhe garantimin e rendit publik, duke theksuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet të shkojë paralelisht me zbatimin e ligjit. Përmes një deklarate, Lamallari u shpreh se balanca mes të drejtave të njeriut dhe rendit ligjor është në funksion të qytetarëve dhe mbrojtjes së shoqërisë. “Ata që sfidojnë ligjin dhe linçojnë shërbëtorët e tij, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit”, deklaroi ministri. Lamallari theksoi kështu nevojën për një reagim të fortë institucional ndaj rasteve kur cenohet autoriteti i ligjit dhe i strukturave që kanë për detyrë garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Reagimi i Lamallarit vjen pas ngjarjes së djeshme (19 gusht) ku një turist portugez u qëllua me...