Paralajmërimi i Koçekut: Nesër nisin protestat në Shkodër për konsullatën serbe!
Deputetja Marjana Koçeku paralajmëron se nesër në kryeqendrën e veriut do të nisin protesta kundër bisedimeve për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Ky lajm u raportua në media pas një deklarate të ministrit serb dhe vetëm më pas, Ministria jonë e Jashtme u detyrua të reagojë. “Deri më sot për këtë çështje ka vetëm sqarime të turbullta nga institucionet shqiptare, pra përpjekje me mos me sqaru hiç”, shkruan ajo. Marjana Koçeku i lidh bisedimet për konsullatën serbe në Shkodër me zbulimin e një varreze masive në në Zubin Potok, ditët e fundit, ku ka nisur kërkimi për gjetjen e trupave të viktimave të luftës së Kosovës. “Para dy ditësh filluen gërmimet në Zubin Potok për gjetjen e trupave të viktimave të luftës së Kosovës. Dyshohet...
Burimi:
javanews.al