Paralajmërimi i frikshëm, Burimi: Ja skenari tragjik që i kanoset Shqipërisë nga protestat, Europa ka një mesazh
Analisti Genc Burimi argumenton se protestat e vazhdueshme të opozitës nuk janë thjesht një çështje e brendshme, por një mesazh i qartë drejtuar partnerëve europianë mbi krizën e thellë politike në vend. Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë e shohin si të pamundur që klima aktuale politike, e karakterizuar nga një “modus vivendi” konfrontues, të vazhdojë deri në vitin 2029. Në analizën e tij në një studio televizive theksohet se Shqipëria ndodhet në një krizë politike ku mungon totalisht bashkëpunimi dhe mbizotëron një frymë urrejtjeje mes mazhorancës dhe opozitës. Vazhdimësia e protestave, pavarësisht numrit të pjesëmarrësve, është sinjali kryesor se situata është e paqëndrueshme. Analisti tërheq vëmendjen mbi rreziqet e mundshme që vijnë nga kjo situatë e tensionuar. “Një moment mund të kesh një aksident, mund të...
Burimi:
sot.com.al