“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për qëllim dhënien e territoreve publike për ndërtime private! Ja si do të funksionojë
Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një takim me përfaqësues të agroturizmit të Tiranës, ku u ndal edhe tek Paketa e Maleve. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se “Paketa e Maleve” nuk është një paketë për kompanitë e mëdha apo për investitorët, por për emigrantët apo migrantët që kanë tokat e të parëve të tyre në fshat. Rama shpjegoi edhe mënyrën se si do të funksionojë “Paketa e Maleve”. Rama: Paketa e maleve, besoj që gjithsecili prej jush mund të dojë të ketë një rrjet agroturizmi dhe për këtë shërben paketa e maleve. Ndryshe nga çfarë është keqtrajtuar apo deformuar në media, nuk është një paketë për kompanitë e mëdha apo investitorët. Është një paketë për të dhënë territore, troje publike, për...
Burimi:
javanews.al