Padia ndaj Ols Dados, Erion Veliaj në Gjykatën Administrative: Për 540 ditë më ka rrëmbyer nga detyra dhe nga familja

Padia ndaj Ols Dados, Erion Veliaj në Gjykatën Administrative: Për 540 ditë më ka rrëmbyer nga detyra dhe nga familja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykata Administrative, ku po zhvillohet seanca e radhës lidhur me padinë e tij ndaj prokurorit Ols Dado. Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit presidencial me të cilin Dado është emëruar prokuror në vitin 2008, duke pretenduar se në momentin e emërimit nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për marrjen e statusit të magjistratit. Gjatë seancës, Veliaj deklaroi se po krijohet një “asimetri” në procesin gjyqësor, duke pretenduar se njërës palë po i shtohen aktorë me interes publik, ndërsa palës tjetër po i kufizohen mundësitë. Ai u shpreh se për 540 ditë është privuar nga ushtrimi i detyrës dhe nga familja e tij nga një person që, sipas tij, nuk kishte tagrin ligjor për të...