“Opozitë e shitur”, “Berisha në burg”/ Reagon kreu i PD për thirrjet e protestuesve, ja mesazhi për demokratët
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestat e mbajtura në Tiranë. Berisha u ndal te thirrjet kundër opozitës, ku protestuesit e quajnë të shitur dhe kërkojnë burgosjen e kreut të PD. Ai tha se demokratët duhet të mbështesin protestën dhe të mos ndikohen nga thirrjet kundër opozitës. “Mos u ndikoni nga asnjë parullë, asnjë slogan kundër opozitës së vërtetë, asaj opozite që në kushtet më të vështira, të një kalvari të vërtetë, qëndroi e pamposhtur në dhjetëra protesta kundër regjimit, të asaj opozite që u burgos, por nuk u mposht. Të asaj opozite që me komisionet e saj, me denoncimet e saj, depozitoi një mal dosjesh në ‘Skrap’, pavarësisht se heshtën”, u shpreh Berisha.
Burimi:
javanews.al