Ofendoi ministrin Malaj, Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti për 30 ditë
Shehaj u përplas me ministrin e Financave, Petrit Malaj, i cili i përmendi deputetit kompanitë e tij private, duke i thënë: “Tani do merremi ne me ty”. Kjo solli reagimin e Shehajt, i cili iu përgjigj nga foltorja: “Po nëse më kërcënon mua këtu në Kuvend, çfarë i bën një qytetari të thjeshtë që del në protestë ti, mor maskara?”. Me kërkesën e Taulant Ballës dhe një grupi deputetësh socialistë, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e Shehajt.
Burimi:
sot.com.al