“O Gono, e shite apo s’e shite atë të shkretën vilë?”/ Shehaj i përgjigjet Ballës: Ke filmuar gruan dhe fëmijët e mi
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku i drejtohet me tone ironike kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke i kërkuar sqarime lidhur me një vilë në Itali. Në videomesazh, Balla ngre pikëpyetje mbi statusin e pronës, duke aluduar për mospërputhje në deklarimet e bëra nga Shehaj. “O Gono, ku je mo burrë? E shite apo s’e shite atë të shkretën vilë? A është 250, 498, 359? E ke shitur vjet në shtator apo është akoma e jotja? Se mos e nxjerr Kadastra e Italisë që është ende e jotja, se na merr në qafë pastaj. Shihi këto letrat dhe sqaroje pak këtë punë. Dakord, Gono?”, shprehet Balla në video. Menjëherë më pas, kryetari i...
Burimi:
ntv.al