UEFA përgatit kallëzim penal ndaj Gianni Infantinos, kërkon dokumente në SHBA
UEFA po ndërmerr hapa për të ngritur një çështje penale në Zvicër ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me planin e dështuar “FIFA Forward Enterprise”. Pretendimet lidhen me dyshime për “keqmenaxhim penal”, ndërsa UEFA ka nisur procedura edhe në Shtetet e Bashkuara për të siguruar dokumente që mund të hedhin dritë mbi mënyrën se si u hartua projekti. Veprimet shënojnë një përshkallëzim të ndjeshëm të përplasjes mes dy prej institucioneve më të fuqishme të futbollit botëror. UEFA ka paraqitur kërkesa të veçanta në SHBA për marrjen e informacioneve nga disa palë, përfshirë edhe FIFA-n. Sipas dokumenteve të paraqitura, UEFA dhe palë të tjera të interesuara po përgatiten të ngrenë pretendime penale në Zvicër kundër Infantinos dhe potencialisht zyrtarëve apo këshilltarëve të tjerë të FIFA-s....
Burimi:
ntv.al