FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes për klubin korçar

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes për klubin korçar

Lajmi i shumëpritur ka mbërritur në zyrat e Skënderbeut. FIFA ka njoftuar zhbllokimin e merkatos së klubit korçar, duke i dhënë fund pritjes dhe pasigurisë që kishte shoqëruar ditët e fundit. Vendimi i FIFA-s i hap rrugë tashmë regjistrimit të futbollistëve të afruar gjatë kësaj merkatoje, duke i dhënë stafit teknik mundësinë të ketë në dispozicion një organikë më të plotë dhe më shumë alternativa për ndeshjet e kampionatit. Për Skënderbeun, zhbllokimi i merkatos vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit, teksa skuadra synon të konsolidohet në elitën e futbollit shqiptar. Trajneri tashmë mund të bëjë zgjedhjet e tij pa kufizimet që solli bllokimi i regjistrimeve. Konfirmimi nga FIFA është pritur me interes të madh edhe nga tifozët korçarë, të cilët prej ditësh ndiqnin...