Nga Argjentina në Brazil, gjurmët e email-eve që alarmuan institucionet shqiptare

Nga Argjentina në Brazil, gjurmët e email-eve që alarmuan institucionet shqiptare

Të dhëna të reja janë zbardhur lidhur me email-et kërcënuese që alarmuan disa nga institucionet më të rëndësishme në vend për praninë e mundshme të lëndëve shpërthyese. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar detaje mbi rrugën e ndjekur për dërgimin e këtyre mesazheve. Sipas burimeve hetimore, është konstatuar se e njëjta përmbajtje kërcënuese është nisur drejt institucioneve nga dy adresa të ndryshme elektronike. Nga verifikimet teknike dhe gjurmimi i adresave IP, rezulton se njëri prej email-eve është dërguar nga Argjentina, ndërsa tjetri nga Brazili. Pavarësisht lokalizimit të shteteve nga ku janë nisur mesazhet, ekspertët e krimit kibernetik e kanë ende të vështirë të përcaktojnë identitetin e autorëve. Hetuesit po punojnë për të zbuluar nëse pas dy adresave qëndron i njëjti person apo bëhet fjalë për individë...