62-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë në spital

62-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin “Borizanë-Thumanë”. Blutë bëjnë me dije se shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.