No Image Available

“O Gono, e shite apo s’e shite atë të shkretën vilë?” Balla i publikoi videon, Shehaj: Ke filmuar shtëpinë ku jeton gruaja e fëmijët e mi

      TIRANË- Replikat në distancë mes kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nuk ndalen, teksa në fokus qëndron pasuria e këtij të fundit. Debati lidhet kryesisht me vilën në Itali, për të cilën, Shehaj ka deklaruar se është shitur për 15 milionë euro. Në një postim të fundit në rrjete sociale, Balla ka publikuar një video ku shfaqet një vilë me vendndodhje në Itali, ku me tone ironie i kërkon sqarime Shehajt, lidhur me pronën e tij atje. Balla ngre pikëpyetje mbi statusin e pronës, duke aluduar për mospërputhje në deklarimet e bëra nga Shehaj. “O Gono, ku je mo burrë? E shite apo s’e shite atë të shkretën vilë? A është 250, 498, 359? E ke...