Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

Partia Demokratike ka mbledhur Këshillin Kombëtar, ku në fokus të diskutimeve ishte procesi i ripërtëritjes së partisë. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se kjo është një nga detyrat më të rëndësishme të forcës politike që drejton, me synim rikthimin e besimit të qytetarëve dhe ardhjen në pushtet. Berisha u shpreh se, nëse fjala “rithemelim” shërbeu për ta “mbrojtur PD-në nga tentativat e kryeministrit Edi Rama për ta vendosur atë nën kontroll”, tashmë motoja e re duhet të jetë “ripërtëritja”. Berisha tha se procesi i ripërtëritjes do të nisë brenda vetë partisë dhe më pas do të shtrihet në të gjitha nivelet e saj. “Detyra jonë është diskutimi mbi ripërtëritjen e PD-së. Nëse fjala ‘rithemelim’ e shpëtoi PD-në nga tentativat e Ramës për ta vendosur...