“Nuk frymëzon më askënd”, Kulluri godet ashpër: PD bën vetëvrasje politike çdo dy vite, njerëzit me vlerë janë larguar

“Nuk frymëzon më askënd”, Kulluri godet ashpër: PD bën vetëvrasje politike çdo dy vite, njerëzit me vlerë janë larguar

Në një intervistë televizive, analisti Edvin Kulluri tha se Partia Demokratike është në situatën e saj më të keqe. Gjatë intervistës, ai u shpreh se pjesa më me vlerë e asaj partie janë larguar dhe aty ka mbetu njerëz që sipas tij janë të dobët. E paprecedentë që një parti të qëndrojë 4 mandate në opozitë. Ne jemi shumë vonë për të shpresuar te një ringjallje e PD. Sot ka mbetur pjesa më mediokre e partisë, pjesa e mirë janë larguar, nuk flas vetëm në nivelin lart, por flas në bazë. Ka mbetur pjesa e dobët. Këta që sot janë bërë njerëz të rëndësishëm në bazë, kanë qenë njerëz të parëndësishëm kur PD funksiononte. Ajo parti nuk është më parti, njerëzit i ka lodhur. PD...