“Nuk është më protestë, por lëvizje!”/ Biznesmeni: Opozita ka bërë tradhti kombëtare, Berisha duhet të ikë i pari!
Biznesmeni Erlind Xhindi e konsideron protestën që ka hyrë në ditën e 52-të si një zhvillim përtej një tubimi qytetar, duke argumentuar se ajo është shndërruar në një lëvizje më të gjerë që mbledh pakënaqësitë e qytetarëve ndaj qeverisjes dhe klasës politike. “Tani nuk është më një protestë, por një lëvizje që përfaqësohet nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe të gjitha pakënaqësitë ndaj kësaj qeverisjeje 36-vjeçare. Aty ka elektorat të majtë, të djathtë, pjesëtarë të partive të vogla. Nuk mund të themi vetëm elektorat gri”, deklaroi biznesmeni i ftuar në një studio televizive. Xhindi komentoi edhe nismën për krijimin e një Kuvendi të protestës, duke thënë se ideja nuk arriti të krijojë përfshirjen e pritshme dhe se tashmë duhet një format më i gjerë...
Burimi:
sot.com.al