“Nuk është më aq spontane sa duket”/ Avokati ngre dyshimet: Ja kush fshihet pas protestës!

“Nuk është më aq spontane sa duket”/ Avokati ngre dyshimet: Ja kush fshihet pas protestës!

Avokati Edmond Petraj, i cili thotë se ka qenë një nga mbështetësit e parë të protestës qytetare kundër qeverisë, ka shprehur dyshime mbi natyrën dhe organizimin e saj, duke vënë në pikëpyetje nëse kemi të bëjmë me një revoltë spontane qytetare apo me një projekt politik të maskuar. Duke folur në një lidhje për emisionin “Terminal” me Aurora Sulçe në A2CNN, avokati tha se me kalimin e ditëve janë shtuar pikëpyetjet për rolin e partive politike dhe figurave të lidhura me opozitën në protestë. “Unë kam qenë një nga mbështetësit e fillimeve të kësaj proteste. Kanë filluar kush ka dy sy dhe dy veshë, rritet dyshimi, dhe pyet veten a po përdoret protesta nga partitë e vogla dhe opozita për interesa politike apo jo. Pse...