Nuk do kalojë lehtë/ Zogaj parashikon zhvillime në PS ndaj protestës

Nuk do kalojë lehtë/ Zogaj parashikon zhvillime në PS ndaj protestës

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar qëndrimet brenda PS-së për protestën, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se do të ketë reagime brenda mazhorancës, sepse sipas tij, nuk janë ushtarë dhe do të mbajnë qëndrimet e tyre. “Ky është një proces dhe varet se si do të ecin zhvillimet. Nuk mundet brenda javës, por prapë unë nuk e përjashtoj. Në 1991 PPSH fitoi 2/3 e deputetëve dhe pas një viti 27-28 për qind, jo më shumë. Pra kur ka lëvizje të tilla tektonike që bëhen në emër të një ndryshimi jo vetëm gjeneratash, por edhe mentaliteti, sidomos kur Shqipëria i afrohet Evropës, unë mendoj se nuk mund të përjashtohen reflektime. PS vërtetë është bërë ide pushteti dhe është shndërruar në një shtet-parti, por...