Nufi dënon deklaratën e ministres serbe: Është në nderin e Serbisë të distancohet prej saj

Nufi dënon deklaratën e ministres serbe: Është në nderin e Serbisë të distancohet prej saj

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila, duke folur për Kosovën, u shpreh se nëse do të kishte qenë në krye të shtetit në vitin 1998, do t’i kishte “spastruar etnikisht shqiptarët”. Nufi e cilësoi deklaratën skandaloze dhe të papranueshme, duke theksuar se çdo relativizim apo referencë ndaj spastrimit etnik dhe krimeve të kryera gjatë luftërave në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë është i papranueshëm dhe cenon kujtesën e viktimave. Nufi tha se qeveria serbe duhet të distancohet prej këtyre deklaratave dhe ta denoncojë atë ministre, retorikat e të cilës nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirë. “Deklarata është skandaloze, e papranueshme dhe çdo koment tjetër është i pavend. Ajo...