Nisma e Mediut dhe Kols, IDU miraton dy rezoluta: Rritje 5% GDP për NATO-n dhe presion ndaj Kinës për Iranin

Nisma e Mediut dhe Kols, IDU miraton dy rezoluta: Rritje 5% GDP për NATO-n dhe presion ndaj Kinës për Iranin

Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) miratoi dy rezoluta thelbësore gjatë mbledhjes ekzekutive të mbajtur në Zagreb, duke dërguar sinjale të qarta mbi rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe koordinimin ndërkombëtar kundër aktorëve autoritarë. Rezolutat u mbështetën nga Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane Shqiptare, dhe Rihards Kols, Anëtar i Bordit të Aleancës Kombëtare Letoneze. ‘Kriteri 2% i GDP nuk mjafton më për t'iu përgjigjur realiteteve strategjike të sotme, Aleatët duhet të lëvizin drejt 5%.’ Rezoluta 1 Mbrojtja dhe Siguría Transatlantike Rezoluta e parë kërkon që anëtarët e NATO-s të angazhohen ndaj një kriteri të ri prej 5% të GDP-së në investime të kombinuara mbrojtëse dhe sigurie, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, gatishmërinë civile dhe kapacitetin industrial të mbrojtjes. Dokumenti thekson se mjedisi i sigurisë është ‘më...