Arrihet marrëveshje për fazën e dytë të luftës në Gaza, Trump: Ka dakordësi për çarmatosjen e Hamasit

Arrihet marrëveshje për fazën e dytë të luftës në Gaza, Trump: Ka dakordësi për çarmatosjen e Hamasit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për fazën e dytë të luftës në Rripin e Gazës, e cila parashikon çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në enklavën palestineze. Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump e cilësoi marrëveshjen si një hap historik drejt paqes. “Sot Bordi i Paqes ka arritur një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Ky është një hap monumental drejt një paqeje dhe sigurie të qëndrueshme”, shkroi ai. Sipas presidentit amerikan, pas përfundimit të procesit të çarmatimit, forcat izraelite do të tërhiqen nga Rripi i Gazës, ndërsa një Forcë...