Bota e futbollit në zi. Ndërron jetë Kapiteni legjendar i Milanit, Franco Baresi
Bota e futbollit është në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare legjenda e Milanit dhe e kombëtares italiane, Franco Baresi, një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit. Baresi, i cili festoi 66-vjetorin më 8 maj, prej kohësh ishte duke luftuar me një sëmundje të rëndë. Në vitin 2025 ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një nodul në mushkëri, ndërsa vitet e fundit zhvilloi një betejë të vazhdueshme me sëmundjen, të cilën e përballoi me dinjitet dhe kurajë. Pavarësisht gjendjes shëndetësore, ai u shfaq edhe në stadiumin “San Siro” dhe ishte ndër mbajtësit e fundit të flakës olimpike në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, shkruan A2. Me fanellën e Milanit, Baresi zhvilloi plot 719 ndeshje, duke fituar 6...
Burimi:
javanews.al