Pse Ceuta është porta më e rrezikshme e emigrantëve drejt Europës?

Pse Ceuta është porta më e rrezikshme e emigrantëve drejt Europës?

Ceuta është një qytet autonom i Spanjës, i vendosur në brigjet e Ngushticës së Gjibraltarit, por gjeografikisht ndodhet në veri të Marokut, rreth 70 kilometra nga Tangeri. Për këtë arsye, ajo konsiderohet një enklavë spanjolle brenda territorit maroken. Pozicioni i saj e ka bërë Ceutën një nga pikat kryesore të hyrjes në Europë për emigrantët që përpiqen të kalojnë nga Afrika. Ceuta ka të njëjtin status si Melilla, një tjetër qytet autonom spanjoll i vendosur në bregdetin lindor të Marokut. Të dyja këto qytete janë pretenduar vazhdimisht nga Maroku, i cili kërkon që ato të bëhen pjesë e territorit të tij. Spanja i ka refuzuar këto kërkesa, duke argumentuar se Ceuta dhe Melilla ishin pjesë e saj shumë përpara se Maroku të fitonte pavarësinë në...