Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej”, marshim drejt Kryeministrisë

Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej”, marshim drejt Kryeministrisë

Ka nisur dita e pestë e protestës kundër projektit në Zvërnec. Qytetarët janë mbledhur tek sheshi “Skënderbej” për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Në duar mbajnë flamuj dhe pankarta kundër qeverisë dhe opozitës. “Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD”, dëgjohet të thuhet nga protestuesit gjatë grumbullimit të tyre. /vizionplus.tv