Ngjarjet në Zvërnec, Këlliçi: Fajtor, sistemi i ngritur nga Edi Rama! Po e ndan Shqipërinë në plaçkë private

Ngjarjet në Zvërnec, Këlliçi: Fajtor, sistemi i ngritur nga Edi Rama! Po e ndan Shqipërinë në plaçkë private

Deputeti i PD-së, Belind Këllicci ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ngjarjet e ndodhura në Zvërnec dhe protestat që po zhvillohen. I ftuar në një studio televizive Këlliçi i cilësoi ngjarjet e 30 majit dhe dhunimin e protestuesit në Zvërnec si të tmerrshme. Ai tha se fajtor për këtë gjithë situatë, është sistemi i ngritur nga kryeministri Edi Rama. Sipas deputetit, Rama e ka ndarë Shqipërinë “në copa dhe e shet sipas interesave të momentit”. “Këndvështrimi im është ai që unë kam mbajtur. Qytetari që merrej zvarrë në Zvërnec nga banditë me maska, pa uniformën e Policisë së Shtetit. Ajo ka qenë një ngjarje e tmerrshme, e llahtarshme. Në një moment, secili prej nesh jemi ndjerë si ai zotëria që u tërhoq zvarrë. Ato...