Nga socialist në kandidat i pavarur, Malaj shpall ambicien për Vlorën
Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Malaj u është përgjigjur qytetarëve dhe mbështetësve që e kanë pyetur për kandidimin e tij, ndërsa ka renditur edhe pesë avantazhet që, sipas tij, sjell një kandidaturë e pavarur. Ai thekson se kandidimi jashtë strukturave partiake i jep liri të plotë vendimmarrjeje, pa detyrime ndaj interesave politike apo klaneve të caktuara. “Po! Unë do të kandidoj në 2027 si i pavarur për kryetar i Bashkisë Vlorë. Kjo është përgjigjja për çdo mbështetës dhe dashamirës, por edhe për çdo qytetar që më pyesin gjithnjë e më shumë”, shkruan Malaj. Ndër avantazhet e kandidaturës së tij,...
Burimi:
ntv.al