Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Numri një i inteligjencës shqiptare, Vlora Hyseni, paraqiti raportin vjetor të SHISH në komisionin parlamentar të Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. Për më shumë se dy orë me dyer të mbyllura në këtë komision drejtoresha Hyseni raportoi për situatën e sigurisë, nivelin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare si aktivitetet e inteligjencës së vendeve me qëndrim armiqësor dhe jomiqësor ndaj vendit. E ka vënë theksin tek kundërshtarët e proceseve euro integruese, operacionet e influencës malinje, fushatat e dizinformimit me impakt në sigurinë kombëtare. Ka folur po ashtu mbi nivelin e kërcënimit terrorist dhe radikalizmit, nivelin e krimit te organizuar dhe kundërvënien. Një burim nga ky komision tregoi për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, një pjesë nga ajo çfarë Vlora Hyseni lexoi si pjesë të...