Nga plazhi te kanabisi/ Lamallari: Shërbime policore 12-orëshe, 1 avion do të përcjellë në kohë reale koordinatat

Nga plazhi te kanabisi/ Lamallari: Shërbime policore 12-orëshe, 1 avion do të përcjellë në kohë reale koordinatat

Besfort Lamallari TIRANË-Ministria e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari gjatë një konference për shtyp ka njoftuar masat konkrete për sigurinë përgjatë sezonit turistik, kontrollin mbi territorin, rendin publik dhe forcimin e shtetit ligjor. Lamallari u ndal fillimisht në aksionet e zhvilluara së fundmi në Sarandë, ku janë arrestuar disa efektivë, përfshirë edhe kreun e Komisariatit të qytetit bregdetar. Ministri u shpreh se gjoba vendoset si masë e parë dhe më pas referimi në organet e drejtësisë do të zbatohet për këdo që shkel ligjin. Besfort Lamallari: Bregdeti, nga veriu në jug, mbrojtja e territorit është pasuri kombëtare, u përket shqiptarëve. Nga IKMT janë marrë 67 gjoba, në një vlerë prej 122 milionë lekë, vetëm për një muaj. Sigurisht nga gjobat, kalojmë edhe në referim apo ndjekje penale. Nuk do...