Nga mbështetja për Kievin deri tek kërcënimi më i madh i Shqipërisë! Rama flet për influencerin ukrainas
Influenceri ukrainas Max Klymenko zhvilloi këtë të shtunë një intervistë këtë të shtunë, 1 gusht, me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë. Biseda u publikua më pas në rrjetet sociale të Klymenkos, ku shfaqen edhe pamje nga brenda godinës së institucionit. Gjatë intervistës, Rama iu përgjigj një sërë pyetjesh që lidhen me politikën, Shqipërinë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe jetën e tij personale. I pyetur se cila është pjesa më e vështirë e detyrës si kryeministër, Rama u përgjigj me humor “Që të mos çmendem.” Ndërsa për atë që e motivon më shumë në punën e tij, kreu i qeverisë tha “Të bëj gjëra të mira për njerëzit”. Në lidhje me luftën në Ukrainë, Rama theksoi se Shqipëria ka bërë gjithçka që ka pasur mundësi për të mbështetur...
Burimi:
javanews.al