Nga mbështetës i PS te kundërshtues i “Territoriales”? Qëndrimet e Vullnet Sinës për Selenicën

Nga mbështetës i PS te kundërshtues i “Territoriales”? Qëndrimet e Vullnet Sinës për Selenicën

Qëndrimi i deputetit socialist Vullnet Sina kundër bashkimit të Bashkisë Selenicë me Vlorën shfaq një pozicion më të afërt me interesat lokale dhe autonominë vendore, por ngre pyetje edhe për raportin me qëndrimet e mëparshme të mazhorancës socialiste mbi reformën territoriale. Në reformën administrative-territoriale të vitit 2015, Partia Socialiste ishte promotore e uljes së numrit të bashkive nga 373 njësi vendore në 61 bashki, duke argumentuar se bashkitë më të mëdha do të kishin më shumë kapacitete financiare, administratë më efikase dhe mundësi më të mëdha për të ofruar shërbime. Sot, në debatin për një reformë të re territoriale, Sina shprehet se madhësia e bashkive nuk është problemi kryesor dhe se zgjidhja duhet të jetë rritja e financimit për pushtetin vendor, jo shkrirja e njësive...