Nga interpelancat te Kodi Rrugor dhe energjia, ja çfarë pritet në seancën e sotme të Kuvendit
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte (18 qershor) në orën 10:00, në seancë plenare, ku pritet të shqyrtojë një rend dite të ngjeshur në focus të të cilit do të jenë 3 interpelanca, një seancë pyetje–përgjigje dhe një sërë projektligjesh me rëndësi. Seanca nis me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 11 qershorit dhe njoftimeve të zakonshme, ndërsa më pas pritet të kalojë në një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës: informimin mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit. Vëmendja kryesore pritet të përqendrohet te kontrolli parlamentar, ku janë parashikuar tre interpelanca dhe një seancë pyetje–përgjigje me ministra të qeverisë. Një interpelancë urgjente do të zhvillohet me Ministren e Shëndetësisë dhe...
Burimi:
javanews.al