“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama
Nga protesta e qytetarëve që po mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u prezantuan pesë kërkesa drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilat sipas organizatorëve janë të panegociueshme dhe janë hartuar nga lëvizja qytetare. “Pas pesë ditësh protestash të pandërprera në Tiranë dhe duke parë vendosmërinë e sovranit për të përmbushur kërkesat tona, ju njoftojmë se kjo nismë mbështetet nga një grup me integritet. Gra dhe burra dinjitozë, të vendosur për t’i çuar deri në fund kërkesat e sovranit, do të dimë të marrim në kohën e duhur vendimet e duhura. Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj një rreziku të madh në të cilin ndodhet vendi ynë. Deklaroj se protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarë të lirë, të bashkuar rreth një kauze të drejtë kombëtare...
Burimi:
javanews.al