Nesër seanca e fundit, Xhixho: Kuvendi noter i qeverisë, refuzon nismat e opozitës

Nesër seanca e fundit, Xhixho: Kuvendi noter i qeverisë, refuzon nismat e opozitës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, akuzoi sot mazhorancën se po e shndërron Kuvendin në një institucion formal që vetëm vulos vendimet e qeverisë, duke shmangur debatin parlamentar dhe kontrollin ndaj ekzekutivit. Në një deklaratë për mediat, Xhixho u ndal te seanca e nesërme, e fundit e këtij sesioni parlamentar, e cila përfshin 33 pika në rendin e ditës, mes tyre raportimet e institucioneve kryesore të drejtësisë si KLGJ, ILD, KLP dhe SPAK, si edhe dhjetëra projektligje dhe dy akte normative që prekin Buxhetin e Shtetit. Xhixho deklaroi se qëllimi i mazhorancës është që çështje të rëndësishme të kalojnë pa analizën dhe vëmendjen e duhur, duke e kthyer Kuvendin në një “noter të qeverisë”, ku ligjet miratohen sipas interesave të pushtetit dhe jo të...