“Nëse bie zjarr këtu, njerëzit piqen të gjallë”, Braçe denoncon: Nuk ka zjarrfikëse që kalon dot (Video)
Deputeti socialist, Erion Braçe teksa vijon me denoncimet e problematikave në kryeqytet, ditën e sotme ka denoncuar pallatet që janë të ngjeshura me njëra-tjetrën në një nga zonat më të njohura të Tiranës, te sheshi “Willson”. Në postimin e bërë në Facebook-un e tij, socialisti ka ngritur zërin për ndërtimet e bëra në këtë zonë, ku pallatet janë të ngjeshura me njëra-tjetrën duke mos pasur hapësirë që të kalojë zjarrfikësja në rast se ndodh ndonjë zjarrvënie. “Këtu është pastër, por nëse larg qoftë bie zjarr, zjarrfikësja nuk hyn dot. Në asnjë anë. Këtu ka dhe makina të braktisura. Nga asnjëra anë nuk ka rrugë këtu. Është aq ngushtë sa nuk hyn dot. Gjëja më e rëndësishme në këtë rast është që të lutemi të mos...
Burimi:
sot.com.al