“Në mbrojtje të vendit”/ Protestat kundër Ramës vijojnë edhe në Europë, shqiptarët mblidhen sërish në Vjenë
Paralelisht me protestën e 22-të radhazi që pritet të nisë pas pak orësh në Tiranë, revolta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka gjetur mbështetje edhe në kryeqytetin e Austrisë. Shqiptarët që jetojnë në Vjenë janë organizuar në një tubim për të bashkuar zërin me protestuesit në atdhe. Emanuela Zaimi, një nga shqiptaret e pranishme në këtë tubim, foli në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24, ku theksoi se kauza e tyre është e përbashkët me atë të qytetarëve në Shqipëri. “Ne jemi në mbështetje me popullin në Shqipëri, thirrjet tona janë të njëjta me të tyret,” u shpreh Zaimi live nga Vjena. Ajo iu përgjigj edhe deklaratave dhe akuzave të kryeministrit Edi Rama lidhur me prapavijën e këtyre tubimeve, duke sqaruar se lëvizja e...
Burimi:
sot.com.al