“Në Kryesi futi ata që i bëjnë më shumë like”, Salianji: Berisha e ka kthyer PD në biznes personal dhe po mban Ramën në pushtet
Një patericë që e mban kryeministrin Edi Rama ende në pushtet. Kështu e quan ish-deputeti Ervin Salianji kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilit i thotë se duhet të japë dorëheqjen që t’i hapë rrugë rrëzimit të Ramës. Në një intervistë për Report Tv, Salianji thotë se sot Berisha është pengesa për rrëzimin e Ramës dhe pikërisht kjo është arsyeja përse në protestë drejtohen edhe thirrje kundër tij. Salianji e lexon protestën si një lëvizje që po ekspozon bashkëqeverisjen Rama-Berisha. “Berisha e ka kthyer në një biznes partinë për interes personal, që ka bllokuar shpresën për ndryshim. Dhe prandaj kjo protestë e ka reagimin edhe ndaj PD. Berisha sot është pengesa për të rrëzuar Ramën,. Edhe sot që kjo protestë është kaq masive dhe...
Burimi:
javanews.al