Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania
Qeveria hungareze ka urdhëruar një hetim gjithëpërfshirës mbi marrëdhënien midis Grupit 4iG dhe shtetit hungarez, dhe Kryeministri Péter Magyar u ka kërkuar katër prej ministrave të tij të raportojnë mbi rezultatet e hetimit. Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë István Kapitány, Ministri i Mbrojtjes Romulusz Ruszin-Szendi, Ministri i Financave András Kármán dhe Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë Zoltán Tanács do të ofrojnë informacion publik pas përfundimit të hetimeve. 4IG është kompania pronari i One Albania, një nga dy kompanitë e duopolit celular në Shqipëri. Ky në foton më poshtë është vendimi nr 1262/2026 i qeverisë hungareze, i botuar në fletoren zyrtare, i cili vë nën hetim të thelluar grupin 4iG mbi dyshimet për korrupsion në kontratat publike. "Qeveria, në kuadër të auditimit të urdhëruar lidhur me...
Burimi:
syri.net