Po transportonin 11 emigrantë nga Korça drejt Tiranës kundrejt pagesës, arrestohen dy 21-vjeçarë

Po transportonin 11 emigrantë nga Korça drejt Tiranës kundrejt pagesës, arrestohen dy 21-vjeçarë

Dy operacione policore janë finalizuar në qarkun e Korçës, duke goditur një skemë të dyshuar të dhënies së ndihmës, kundrejt fitimit, për kalimin e paligjshëm të kufirit nga emigrantë të ardhur nga vendet e treta. Në kuadër të operacioneve “Route 2” dhe “Qatromi” janë arrestuar dy 21-vjeçarë, ndërsa policia ka kapur gjithsej 11 emigrantë në dy raste të ndryshme. Të arrestuarit dyshohet se po i transportonin emigrantët drejt Tiranës, kundrejt pagesës, ndërsa në të dyja rastet tentuan t’u largoheshin shërbimeve të Policisë. Njoftimi i Policise: “Qarku Korçë/Finalizohen dy operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga emigrantët që vijnë nga vendet e treta 1.Operacioni policor i koduar “Route 2”, i zhvilluar nga...